Nuk e transmetuan një kronikë për Kurtin, dënohen tre gazetarë nga drejtori i RTK-së, Gërvalla

Publikuar më:

Një kronikë në të cilën ka sqarime se a duhet t’i thuhet Kurtit kryeministër në detyrë apo jo, ka rezultuar me pasoja për tre gazetarë të RTK-së.

Jehona Zhitia, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, janë dënuar nga drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla.

Kjo erdhi pasi të njëjtit, nuk e kishin transmetuar një kronikë në edicionin e lajmeve të orës 23:00.

Kronika ndërlidhej me një E-mail të cilin me datë 26 shkurt e kishte dërguar redaktori Besart Galica. Ai urdhëronte që Kurtit të mos i thuhej kryeministër në detyrë.

Në po të njëjtën ditë, RTK-ja kishte transmetuar një kronikë për këtë temë, kjo për të mbrojtur qasjen e saj se Kurti nuk është kryeministër në detyrë.

Kjo kronikë në atë ditë, nuk ishte transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 23:00, ku përgjegjës ishin Arton Mulliqi, Valon Bajrami dhe Jehona Zhitia.

Kjo konfirmohet edhe nga edicioni që është publik. Aty kronika nuk është transmetuar, dhe në fund emrat e Mulliqit, Bajramit dhe Zhitisë, shfaqen në fund të edicionit.

https://youtu.be/ryRaMRmaXoQ
Kaq mjaftoi që RTK-ja t’i nisë ndaj të treve procedurat për t’i disiplinuar.

Nacionale ka mësuar se ndaj të treve, RTK-ja ka shqiptuar masën Vërejtje me Shkrim.

Vendimi sipas burimeve të gazetës është nënshkruar nga drejtori Rilind Gërvalla, një militant, ish-anëtar, e përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje. Emërimi i tij në pozitën e drejtorit ishte kritikuar nga organizata vendore e ndërkombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.