Kurti: Gjatë qeverisjes tonë 100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare

Publikuar më:

Duke folur për politikat qeveritare për fuqizim ekonomik të grave, Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij “100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare”.

Mes tjerash, ai pretendoi sërish se politikat qeveritare kanë mbështetur “punësimin direkt të mbi 12 mijë grave”.

“Gjatë këtij mandati të parë të plto kemi bërë shumë hapa. Kemi mbështetur punësimin direkt të mbi 12 mijë grave. Mbështetëm punësimin e 4 mijë personave, mbi tyre 55% gra – të familjeve që s’kanë pasur asnjë të punësuar”, tha ai.

“100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare…Hapat tonë si shtet tregojnë fokus politik edhe konsistencë institucionaëe – jo pak sfida mbeten.

Përvoja e vendit tonë mban një përvojë që nuk mohohet – një shoqëri e dalur nga një okupim i gjatë…e tash duket se betejën me lirinë individuale e ka si sfidë të radhës”, tha mes tjerash ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.