Operacion i Prokurorisë e AKI-së: Arrestohet në veri një grua e dyshuar për ‘‘Spiunazh’’ – Policia po e bastis banesën e saj

Publikuar më:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar përmes një komunikate për media se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh.

Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.

Tutje, në njoftim shtohet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe se, në këto momente janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.