Sherri pas seancës për boksierin Besar Nimani, momenti kur nga makina e zezë në lëvizje qëllohet një prej personave

Publikuar më:

Tre persona kanë mbetur të plagosur dje në Bielefeled të Gjermanisë pas një sherri që kishte ndodhur pak momente pasi kishte përfunduar seanca e gjyqit për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.

Të plagosurit dyshohet që kanë lidhje me personin e dyshuar për vrasjen e boksierit Nimani, ndërkohë që hetimet nga autoritet gjermane po vazhdojnë.

Gjykata e Qarkut Bielefeld ka lëshuar një urdhër arresti për akuzat për tentativë vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor . Për shkak të hetimeve që po vijojnë, policia gjermane s’ka dhënë asnjë informacion për identitetin e të kërkuarit.

Gazeta gjermane “BILD” sot ka publikuar edhe një video, ku shihet një prej momenteve më delikate të sherrit, ku nga një makinë e zeze e cila është në lëvizje qëllohet me armë dhe një prej personave që ndodhet duke ecur në rrugë rrëzohet në tokë.

Video KËTU

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.