Anulohet tenderi për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”

Publikuar më:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot (e enjte) gjatë ditës se ka anuluar tre tenderë në vlerë totale prej 37 milionë euro, që lidhen me punët nëpër stadiume në tri nga qytetet e mëdha të Kosovës.

Ndërtimi i “Stadiumit të Qytetit” në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë me vlerë tre milionë euro janë tri stadiumet që tenderët për ta janë anuluar tashmë.

Njoftimi pa ardhur nga faqja zyrtare e prokurimit me arsyetimin se njoftimet fillestare janë vendosur gabimisht meqë janë ende në fazën e vlerësimit, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, gjatë fushatës, por edhe para fushatës, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryeministri Albin Kurti kanë premtuar dhe janë zotuar se mjetet për këto tri stadiume janë ndarë tashmë.

Gjatë ditëve të ardhshme apo edhe muajve pritet të sqarohet gjithçka, nëse projektet do të kthehen në pikën zero apo do të vazhdojnë.

Telegrafi më poshtë u sjell dokumentet e secilit anulim të tenderëve për tri stadiumet: në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.