Fshirja e grafiteve “Kryeministër Hajvan” thikë më dy teha për aktivistët e VV-së, shumëzohet tjera kah

Publikuar më:

“Isa, Hasha – Esat Pasha”.

Akuzat dhe barazvlerimi me tradhti kombëtare që Vetëvendosja ua ngjyronte anegjerë Kosovës nëpër qindra mure nuk i ka fshirë asnjë simpatizant i PDK-së e as LDK-së.

Disa prej atyre germave mund t’i ketë venitur koha, oksidimi, ndotja e mbase edhe cilësia e paqëndrueshme e sprejit të përdorur: por, njeriu politik jo.

“Këtu banon një hajn, Hashim Thaçi”.

Vetëvendosja e ka një jetë të tërë që ka i ka bërë terr-e-zi muret me terr-e-zi mesazhe për kundërshtar politikë: edhe origjinarisht kishin nisur saktësisht me pips-në-dorë.

Sot kur tryezat janë rrotlluar, Vetëvendosja në pushtet – grafitet del t’i jenë bërë halë në sy.

Pse? T’i hymë nga fillimi i tregimit…

Ndonëse veten e shpalli fitimtar të zgjedhjeve – megjithëse sipas premisave dhe standardeve të veta, përkthehet në humbës – Albin Kurti, doli sheshit të Prishtinës duke i denigruar partitë opozitare, e argumentativisht edhe elektoratet e tyre, në terma shtazor si “hajvanë” dhe “hajvanat” koha e të cilëve “ka shkuar”.

Përtej kundërshtarisë politike, fjalori i Kurtit u dënua gjerësisht për mosrespekt të thellë popullor – së paku të më shumë se gjysmës së elektoratit shqiptar që s’e ka votuar në zgjedhje.

Andin Lokaj, komentatori i madh i sportit, ia reciprokoi “hajvanësinë” gjatë komentimit të një ndeshjeje futbolli: ngjarje kjo që u bë senzacion publik.

Fjalët e Andin Hoti, u gdhendën edhe në mure.

“Kryeministër Hajvan”.

Kjo u mor si një revoltë publike dhe shpagim simbas monedhës së njëjtë për Albin Kurtin: dhe, për shumëkënd, edhe një indinjatë publike ndaj Kurtit.

Në një objekt para QKUK-së, megjithatë, aktivistë të Vetëvendosjes nxituan ta ngjyejnë me zi duke fshir mesazhin.

Kjo pasi veçse kishte depërtuar në masë dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhin “Kryeministër Hajvan”.

Dy aktivistë të VV-së të qendrës së Prishtinës, u panë ta shlyenin.

Por, kjo u shkrepi mbrapsht.

Me ç’duket shlyerja i dha peshë edhe më të madhe grafitit, ku, autorët e saj (ose të tjetër) e shumëzuan edhe në hapësira tjera.

Gazetari Lirim Mehmetaj, shkroi në profilin e tij: “Kot e keni. S’e shlyeni dot nga mendjet e njerzve”. /Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.