Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, në pikën kufitare të Jarinjes, ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë luftës në Kosovë  (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.

“Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është informuar për të gjitha veprimet hetimore dhe ka lëshuar aktvendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, shkruhet në njoftimin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.