Ish-ministri i Financave: Qytetarët do të mbesin pa bukë pas shtrenjtimit të serishëm të rrymës

Publikuar më:

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, është prononcuar për “Front Online” lidhur me mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë, duke e cilësuar këtë si të paarsyeshme.

Ai ka thënë se nuk ka arsye për një shtrenjtim të rrymës prej 35%, pasi po hyjmë në sezonin e verës dhe prodhimi i energjisë në vend është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin brenda Kosovës.

“Se di çfarë arsye ka me u shtrenjtua rryma 35%, duke marrë parasysh që po hymë në sezonin e verës dhe prodhimi i energjisë në vend mjafton me mbuluar konsumin e energjisë brenda Kosovës. Kur nuk kemi nevojë me ble jashtë, prodhimi në KEK nuk është shtrejtu me periudhën që kemi lënë pas, s’ka arsye”, shprehet ai.

Shatri thotë se jeta e qytetarit është mjaftueshëm e vështirësuar, ata do të mbesin pa bukë për ta paguar rrymën.

“Po pushteti i ka fituar do vota po krekosën që po punojnë për popull. 50% e shpenzimeve të përditshme i çojnë në pagesë të energjisë, kostoja e jetës  është e vështirësuar mjaftueshëm. Qytetarit mbesin pa bukë për ta paguar rrymën”, deklaroi Shatri.

A do të shtrenjtohet rryma sërish për 35%? Katër vitet e fundit me rritjen më të lartë të tarifave të energjisë në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.