Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë

Publikuar më:

Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.

Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.

Policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.

Skulptura “këmbëkryq” e simbolit rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepit është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.