Situatë e rëndë: Fshati Vidimriq ka 3 javë pa ujë, fëmijët e ndërpresin shkollën

Publikuar më:

MFshati Vidimriq i Mitrovicës është pa furnizim me ujë të pijshëm tash e tre javë, duke e përkeqësuar situatën për banorët e tij. Një nga banorët ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar, duke paralajmëruar për rrezikun e një epidemie për shkak të mungesës totale të ujit.

“Për shkak të gjendjes së rëndë, fëmijët e kanë ndërprerë mësimin në shkollë. Ka shumë rrezik të përhapet ndonjë epidemi që mund të shkaktohet nga mungesa totale e ujit,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, problemi nuk ka të bëjë me mungesën e ujit apo ndonjë defekt teknik, por është çështje procedurale që i takon institucioneve përgjegjëse. “Kjo punë rregullohet vetëm duke e shtypur një dygme, sepse ujë ka boll dhe nuk ka asnjë prishje të vetme,” theksoi Kemajl Behrami.

Banorët e Vidimriqit kërkojnë një zgjidhje urgjente nga institucionet për t’i dhënë fund kësaj situate, e cila po e vështirëson jetën e tyre çdo ditë e më shumë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.