Agim Bahtiri flet për mundësinë e krijimit të Qeverisë, nuk e përjashton opozitën

Publikuar më:

Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, i cili sipas rezultateve preliminare e ka fituar ulësen në Kuvend, ka folur për mundësinë e krijimit të institucioneve të reja.
Madje, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me opozitën për formimin e qeverisë së re.

Bahtiri ka bërë me dije se VV-ja po e pret rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe pastaj do të shikojë.

”Po i presim, pasi që t’i kemi rezultatet, atëherë shikojmë’’, ka thënë Bahtiri për “FrontOnline”.

Ai ka insistuar se vetëm pas rezultateve përfundimtare do të flitet më konkretisht.

“Mas rezultateve merremi me këto gjëra”, është shprehur Bahtiri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.