“Thaçi u betua ta mbante datën e shpalljes së pavarësisë sekret”, prapaskenat nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar më:

Para pak vitesh ishte botuar libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga autorët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Libri biografik përmban jetën private dhe publike të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në libër, autorët britanikë tregojnë detaje interesante sa i përket marrëdhënies së Thaçit me diplomatin amerikan, Holbrooke, negociatave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, triumfit të Thaçit në zgjedhjet nacionale dhe negociatave me Serbinë.

Në libër, tek kapitulli “DITA E PAVARËSISË”, autorët kanë dhënë detaje për prapaskenat dhe diskutimet, të cilat i kanë paraprirë shpalljes së pavarësisë

Autorët britanikë tregojnë se sikur të ishte në dorën e Thaçit, ai do ta kishte shpallur pavarësinë ditën kur e ashtuquajtura Trojka – BE, SHBA dhe Rusia – formalisht kishte hequr dorë nga gjetja e një zgjidhjeje konsensuale për Kosovën. Por, Thaçi me të drejtë kishte dëgjuar këshillën për të pritur pak më gjatë. SHBA-ve, i patën thënë, i duhej kohë për të bindur aleatët.

“Për Europën nuk do të ketë ndonjëherë kohë të përshtatshme” – thoshte Holbrook. “Nuk ka kuptim të presim më gjatë”.

“Le ta bëjmë”, tha Wisner, “javën e dytë apo të tretë të shkurtit”.

Periudha u vendos në agjendë dhe Thaçi u betua të mbante datën sekret deri në momentin e fundit, në mënyrë që të zvogëlohej mundësia e sabotimit nga rusët apo serbët dhe të merrte kohën e duhur për të organizuar kalendarin për vendet mike të Kosovës. Më tepër sesa mendonte që ata të shpallnin njohjen në Ditën e Pavarësisë, do ishte më mirë që shpalljet për njohjen e pavarësisë të bëheshin të njëpasnjëshme.

“Një ortek njohjesh”, sipas fjalëve të një diplomati amerikan “do t’i mbyste kritikët”.

Sipas autorëve të librit, Thaçi kishte lënë përshtypje të mira në takimet e Nju Jorkut, ai ishte një udhëheqës, binin dakord ata, që do të prodhonte rezultat. Kjo ishte e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e Ballkanit, por edhe për doktrinën e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së pas disfatave therëse në Irak. Deri diku falë Thaçit, ata arritën që një numër i konsiderueshëm europianësh të bashkëpunonin përsëri me administratën e Bushit, mëgjithëse sikurse edhe në Irak, ata po operonim pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.