Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, “zhduket” gjuha shqipe- Lejohen vetëm tri

Publikuar më:

Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndryshime.

Ato do të jenë në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës gjatë orëve të vona të natës.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e Ali Ahmetit, i cili ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat rrugore.

“Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e Ali Ahmetit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.