Detaje nga rasti i fajdes në Mitrovicë: Për 11 mijë euro i kërkoi 25 mijë, lirohet personi i dyshuar

Publikuar më:

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç se përbën vepër penale, është mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme. Të tilla raste janë shumë të shpeshta në vendin tonë dhe kjo po dëshmohet me arrestimin e personave që përfshihen në këtë veprimtari. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar hetim pas denoncimit të një rasti, raporton Gazeta Sinjali.

Raportimi i një 35-vjeçari në Mitrovicë në fund të janarit, i cili pretendoi se është viktimë e fajdesë,  aktivizoi Policinë dhe si rezultat, u identifikua personi i dyshuar dhe i përfundoi në Polici.

Sinjali mëson se i dyshuari në këtë rast është I.Hyseni dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar fare masën e ndalimit policor dhe si rrjedhojë i dyshuari është lënë i lirë.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë.

Cilat janë detajet nga denoncimi i të riut mitrovicas, i cili kërkoi ndihmën e Policisë?

Siç merr vesh Sinjali, fillimisht i dyshuari ia kishte dhënë një shumë të parave viktimës dhe disa vetura, e më pas e ka kërcënuar që t’ia kthejë borxhin në vlerë më të madhe se paratë që ia dha hua.

Bazuar në dëshminë e viktimës, nga i dyshuari ka marrë vetura borxh në vlerë prej mbi 10 mijë euro, ndërsa për të njëjtat i janë kërkuar kthim 25 mijë euro.

Njësia e hetimeve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Prokurori i Shtetit e ka liruar më pas, për t’u hetuar në procedurë të rregullt, për veprën penale “Fajdeja”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.