“U shkrepen 14 plumba në trupin e tij” – Rrëfimi i vëllait të viktimës në Skenderaj: Motivi nuk ishte prona, la 5 vajza dhe gruan shtatzënë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së mërkurës qytetin e Skenderajt ku një 42 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafiterie në rrugën “Salë e Hamit Jashari”.

Vëllau i viktimës, Fatos Ibishi për veriu.info ka rrëfyer se si ka ardhur deri të tragjedia duke thënë se vëllau i tij është vrarë me 14 plumba.

Ibishi thotë se dorasit janë djemtë e axhës së babait.

Ai bën të ditur se i ndjeri ishte baba i pesë vajzave teksa thotë se po priste të bëhej baba për herë te gjashtë.

Vëllau i viktimës mohon se vrasja ka ndodhur për pronë.

“Vëllau im nuk është vra për pronësi. Vëllau im ka dal me pi kafe, tu pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si anë ardh, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllaut tim, deshu midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllau im nuk ç’njerëzohet, mu vra po, ai u vra, por mu ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu. E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllau im i ka në trup.”, thotë ai.

Lajmin për vdekjen e vëllaut thotë se e ka marrë nga një kushëri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.