Prokurorja flet për procesin e zgjedhjeve deri tani: Janë ndaluar 6 persona, pesë nga ta në Mitrovicë

Publikuar më:

100 prokurorë janë të angazhuar sot në mbrojtje të votës së lirë.
Kështu ka deklaruar koordinatorja nacionale Laura Pula.

Ajo njoftoi se deri më tani gjashtë persona janë ndaluar, pesë prej tyre në Mitrovicë e një Podujevë.
Pula tregoi po ashtu edhe çka cilësohet vepër penale kundër të drejtës së votës, bazuar në Kodin Penal të Kosovës.
“Ne në Kodin Penal të Kosovës kemi 11 vepra penale kundër drejtës së votës që varësisht se si kryhen ato që pastaj mund të akuzohen edhe më pas edhe të denohen personat që bien ndesh me ligjin. Nëse i referohemi rastit të Mitrovicës, personat e ndaluar i referohen veprës penale “Cënim i përcaktimit të lirë të votuesit”, derisa në Podujevë “Cënimi i fshehtësisë së votimi””, tha Pula.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.