KFOR-i amerikan patrullon nga ajri përgjatë kufirit me Serbinë

Publikuar më:

Task Forca e Përbashkët e Aviacionit dhe e Zbatimit (JIC) amerikane e KFOR, ushtarë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit ë udhëhequr nga NATO kanë kryer një patrullë ajrore përgjatë kufirit në veri të Kosovës.

KFOR tha se JIC kryen rregullisht “patrulla sigurie dhe zbulimi nga toka dhe ajri për të siguruar përputhjen me udhëzimet e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”.


KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.