Nga LDK-ja te kontrata me Vetëvendosjen: Psikiatri nga Mitrovica që fitoi tenderin në Ministrinë e Hekuran Muratit

Publikuar më:

Një kontratë për shërbime të veçanta në ministrinë e Hekuran Muratit ka zgjuar kureshtje për shkak të profilit politik të fituesit.

Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve, e drejtuar nga Hekuran Murati i Vetëvendosjes, ka kontraktuar specialistin e psikiatrisë Kujtim Prekazin për komisionet e vlerësimit mjekësor, me një kontratë njëvjeçare në vlerë prej 15,555.00 euro.

Detyrat e tij përfshijnë vlerësimin e individëve përmes dokumentacionit mjekësor dhe konsultimeve të drejtpërdrejta, si dhe përcaktimin e shkallës së aftësisë së kufizuar sipas kritereve ligjore. Procesi i vlerësimit mund të zhvillohet në hapësirat e ministrisë, në degët e saj lokale ose, në raste të veçanta, edhe përmes vizitave në shtëpi.

 

Ajo që e bën këtë kontratë të pazakontë është fakti se Kujtim Prekazi ka një histori të gjatë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ishte kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie në vitin 2019, megjithëse nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvend. Përveç kësaj, ai ka mbajtur edhe pozicionin e asamblistit të LDK-së në Mitrovicë dhe vijon të jetë aktiv politikisht.

Madje, postimi i tij i fundit në Facebook ishte një mbështetje e hapur për kandidatët e kësaj partie në zgjedhje.

Pavarësisht përkatësisë së tij politike, tani ai ka siguruar një kontratë nga një ministri e drejtuar nga një parti që është në raport të ‘ashpër’ politik me LDK-në.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.