Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Publikuar më:

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se në një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha ai për Telegrafin, transmeton Paparaci.

Osmani shtoi tutje se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.