Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Publikuar më:

Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj.

“Masa e paraburgimit prej 30 ditësh është caktuar ditën e djeshme”, tha shkurtimisht Haxhaj për Reporteri.net.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile”, thuhej në komunikatën e IPK-së, një ditë pas aksidentit që ndodhi.

Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra mbetën të vdekur. Lëndime trupore pësuan edhe katër zyrtarët që ndodheshin në veturën e Policisë së Kosovës, e të cilët më pas u dërguan në QKUK për tretman mjekësor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.