E rëndë: Vdes kosovari, u lëndua rëndë në kokë gjatë manovrimit me paragllajd

Publikuar më:

Foto ilustruese

Një rast i rëndë ka ndodh para pak kohësh në fshatin Sine të Istogut.

Siç merret vesh, një person është lënduar rëndë pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.

I njëjti ka vdekur pak kohë më pas si pasojë e plagëve të rënda.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ejup Govori nga Klinika Emergjente në Qendër Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndërruar jetë para pak minutash – kishte lëndime të rënda në kokë. Përkundër ndërhyrjes së mjekëve – ka qenë e pamundur”, tha Govori .

Klan Kosova ka publikuar disa pamje nga vendi ku ndodhi rasti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.