Serbët bllokojnë rrugën nga Kraleva në drejtim të kufirit, Policia me thirrje ndaj kosovarëve

Publikuar më:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se protestuesit në Serbi sot kanë mbyllur rrugën në Kralevë dhe nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve.

Me këtë rast, QKMK ka njoftuar qytetarët që t’i shmangen pengesave që i dërgojnë në Pikën Kufitare në Jarinje dhe të shfrytëzojnë pikat tjera.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.