Djali i hyn dajak babait pasi e kritikoi, ia thyen dhëmbin dhe i shkakton lëndime të rënda

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ka ndodhur së fundmi në një familje në Gllarevë të Klinës, ku Policia arrestoi një person, nën dyshimet për dhunë ndaj babait të tij.

Sinjali mëson se një konflikt verbal që nisi pas disa kritikave të prindit për djalin e vet, ky i fundit eskaloi në sulm dhe i revoltuar u kap me babain e tij.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari 21-vjeçar i ka shkaktuar lëndime të rënda viktimës, duke ia thyer edhe dhëmbin – si pasojë e goditjeve.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, ky nuk është rasti i parë që viktima ka pasur probleme me djalin, por që asnjëherë nuk e ka denoncuar në Polici.

Si rezultat i raportimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.