Mitrovicë: 600 euro e dy telefona ia dha instruktorit për të kaluar testin me shkrim të patent-shoferit, arrestohen të dy

Publikuar më:

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi që dyshohet se njëri nga ta në pozitën e instruktorit të vozitjes ka pranuar 600 euro para dhe dy telefona, me kusht që ta kalonte nga testi me shkrim për kategorinë B të vozitjes.
Paratë dhe telefonat janë sekuestruar ndërkaq dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net,

“Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.