Të shtëna në Serbi: Një i vrarë, ka të plagosur, sulmuesi në arrati

Publikuar më:

Në lagjen Strelishte në qytetin serb të Jagodinës, sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, në një tavernë ka pasur një përleshje mes disa personave, pas së cilës ka pasur të shtëna me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Për momentin nuk dihet se kush ka marrë pjesë në përballje, ndërsa sulmuesi është në arrati, shkruan Telegrafi . Sipas deklaratave të qytetarëve në vendngjarje ndodhen disa autoambulanca.

Siç kanë marrë vesh mediat në Beograd në Emergjencën në Jagodinë, është plagosur pronari i kafenesë D.M. (56), dhe nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një i ri dhe një vajzë. Njëri nga të ftuarit është plagosur në këmbë, ndërsa tjetri në stomak. Pronari i plagosur i kafenesë ka ndërruar jetë në spital nga rënia e plagëve të marra.

Identiteti i sulmuesit bëhet i ditur për policinë. Sipas burimeve lokale, sulmuesi njihej si person problematik.

Të shtënat janë kulmi i një konflikti që filloi një javë më parë. Siç shkruajnë ata javën e kaluar në të njëjtën kafene ka shpërthyer një sherr dhe me atë konflikt lidhet edhe të shtënat e sotme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.