Kurti: Rryma nuk u shtrenjtua vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve gjeneruese në Kosovë, e si pasojë duhet të importohet me çmimin e ngritur jashtë vendit.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit thotë se rryma nuk është shtrenjtuar vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën.

Megjithëse, ai shton se tani gjendja është më stabile.

“Së pari rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian, dhe meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë, dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit. Kjo ka qenë para tre vjetëve shumë e rëndë. Por tash që po flasim situata është shumë më stabile”, tha Kurti në një intervistë për KosovaPress.

Sa i përket inflacionit, i pari i qeverisë u shpreh se vetëm në vitin 2022 gjendja ka qenë më e rëndë, ndërkaq tani ka stabilizim sa i përket kësaj çështjeje.

“Në këto katër vjet inflacioni ka qenë tepër i lartë në vitin 2022, është mbi 11 për qind. Inflacioni në këto katër vjet është diku rreth 22 për qind. Më shumë se gjysma e inflamacionit në këto katër vjet, është në një vit të vetëm, 2022. Ai ka qenë vit më i vështirë. Ndërkaq në vitin 2024 që sapo e lamë pas, inflacioni ka qenë rreth 1.5 për qind, ndërkaq tre muajt e fundit të 2024-ës inflacioni ka qenë ndër 1 për qind. Pra tash kemi një stabilizim”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.