U gjuajt me dy plumba në shpinë – I plagosuri po trajtohet në spital

Publikuar më:

Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur

Sinjali merr vesh se viktima u qëllua në shpinë dhe se bëhet fjalë për Fatlum Jetullahu – i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Nga informacionet e fundit që ka siguruar Sinjali nga emergjenca, bëhet e ditur se i plagosuri tashmë ndodhet në QKUK dhe po trajtohet nga stafi intensiv.

Sinjali gjithashtu ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.

Viktima që u plagos me armë zjarri ka marrë ndihmën mjekësore tashmë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka pësuar plagë në shpinë, thonë të njëjtat burime.

Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri u qëllua me dy plumba në pjesën e shpinës dhe se u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Policia gjithashtu në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja të plumbave dhe një veturë të braktisur me targat 01-287-EV jo shumë metra larg të të plagosurit.

Akoma nuk është konfirmuar nëse vetura e gjetur në vendin e ngjarjes është e personit që dyshohet se kreu veprën.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.