Dhëndri me vëlla e presin me dajak mikun në aeroport, këta janë tre të arrestuarit për përleshjen

Publikuar më:

Konflikti që nisi mes disa familjarëve virtualisht përfundoi me rrahje para disa ditësh në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari”.

Tre të dyshuar përfunduan në pranga të Policisë, teksa dy prej tyre u dërguan edhe në mbajtje.

Në pamjet që u bënë publike shihet se si të dyshuarit u kapën mes turmës së qytetarëve që po prisnin familjarët e tyre që arritën në Kosovë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të dyshuarit janë Kastriot Kastrati, si dhe Blerton e Arbnor Haxhia, të dy vëllezër.

Bazuar në informacionet që ka marrë Sinjali, Kastrioti ishte ai që ka udhëtuar për në Kosovë, ndërsa në aeroport ishte duke e pritur dhëndri i tij Arbnori, me vëllain e vet, Blertoni.

Për motive akoma të panjohura, mes Kastrioti dhe Arbnorit, ka pasur një mosmarrëveshje që pasoi me mesazhe kërcënuese dhe eskaloi me rrahje në aeroport.

Me të përfunduar procedurat policore, ndaj Kastriotit dhe Blertonit, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa Arbnori u lirua dhe ndaj tij u iniciua rasti si ‘Kanosje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.