Iu lut Zotit kur avioni ishte në ajër, e falenderon nga toka

Publikuar më:

Tragjedia e rrëzimit të avionit të pasagjerëve që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Rusi kishte si ngushëllim pas saj se të paktën 29 persona mbijetuan mrekullisht

Një video e bërë virale në mbarë botën të enjten ishte e një pasagjeri i cili i lutet Zotit kur avioni ishte në ajër përpara rrëzimit, megjithatë nuk dihej çfarë kishte ndodhur me të.

Ndërsa po të enjten në orët e mbrëmjes janë publikuar pamjet e reja të këtij personi i cili pasi ka dalë nga avioni i rrëzuar ecën me këmbët e tij, ndez telefonin dhe bën një video të re duke falenderuar Zotin.

Komentuesit thonë se; “Ndoshta zotëria edhe mund të mos kishte shpëtuar pasi në raste të rrëzimit të avionëve probabiliteti anon nga fatkeqësia dhe jo mrekullia, por ata shprehin respekt për gjestin e pasagjerit i cili në ato çaste kur jeta e tij dukej se ishte drejt fundit donte që lamtumirën e fundit nga kjo botë ta ndante me Zotin”, shkruajnë komentuesit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.