BIK-u do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit

Publikuar më:

BIK-u do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit

Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga viti 2025.

Kjo është bërë e ditur nga ky institucion ku edhe kanë inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“500 fëmijëve jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim do t’u dhurohet nga 50 euro për çdo muaj për një vit radhazi. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Qendrën e “Mbretit Selam” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga viti i ardhshëm të rritet numri i jetimëve që do të ndihmohen”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë./teve1.info

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.