Një femër e dehur sulmon policët, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë.

Për rastin e parë në Prishtinë, është arrestuar një grua. Ajo dyshohet se i ka sulmuar zyrtarët policorë nën ndikim të alkoolit.

Ndërkohë që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin e dytë në Ferizaj, është arrestuar një person si i dyshuar që ka fyer e sulmuar një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet  në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.