Aksidenti i policëve në veri, dy pritet të lirohen nga QKUK-ja, njëri do operohet

Publikuar më:

Dy, nga tre policët e lënduar javën e kaluar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.

Më tej bëhet e ditur se njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.

Ndërkohë, polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme. Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falënderimet e familjes së tij.

“Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni”, thotë më tej ShSKUK-ja,

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.