E dhimbshme në Mitrovicë: Djali e gjen pa shenja jete babain e tij, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa Policia tashmë ka filluar hetimet.

Sipas informacioneve të para, dje rreth orës 08:25, një person ka raportuar në Polici se e kishte gjetur pa shenja jete babain e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet mjekësore, ndërsa këta të fundit edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.