Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Publikuar më:

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë, sot do t’i mbushte 69 vjet.

Ademi, djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit, ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

Mirëpo për shkak të angazhimit të tij gjatë luftës së fundit, ai u vra më 5 mars të vitit 1998 nga forca të policisë serbe.

Në kohën e atentatit të policisë serbe, në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjati tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.