“Në 6 raste, 600 mijë euro”, Pacolli i LDK-së nxjerrë emra tjerë të familjarëve të pushtetit që morën grante nga Ministria e Pecit

Publikuar më:

Anëtari i LDK-së, Egzon Pacolli ka dalë edhe me emra të tjerë për grantet e dhënë me nga 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci.

Në videon e publikuar në Facebook, Pacolli i LDK-së thotë se drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës e që udhëhiqet nga VV-ja, Vigan Salihu, përfitoi 96 mijë e 300 euro nga ministria e udhëhequr nga Faton Peci.

“Krejt familjarët i kishit pas bujkë e fermerë a”, shtron pyetjen Pacolli i LDK-së, ndërsa thotë se me 100 mijë euro është shpërblyer nga Ministria e Bujqësisë edhe Kushtrim Nimoni, djali i axhës së shefit të kabinetit të Albulena Haxhiut, Genc Nominit.

Përveç këtyre dy emrave, grant sipas Pacollit të LDK-së, nga kjo Ministri ka fituar edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njëherit familjarë i Besnik Bislimit.

“Faton publikoji sa pare i kanë fituar njerëzit e afërt me VV-në, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, thotë anëtari i LDK-së në videon e publikuar.

Egzon Pacolli i LDK-së kishte njoftuar javën e kaluar përmes një videoje në Facebook, se 100 mijë euro Ministria e Bujqësisë ia kishte dhënë në formë granti për një shtallë, vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, Burim Pacollit, ku kontrata me firmën e tij “Alda Farm Ria”, është nënshkruar me 16 korrik, ndërsa firma ishte hapur veç 4 ditë ma herët, me 12 korrik.

Një 100 mijëshe tjetër ishte dhënë në formë granti nga kjo Ministri edhe për këshilltarin e jashtëm politik të Ministrit Peci, Naim Huruglica.

Por, përmes një vendimi, më 22 nëntor, të premten e kaluar, këto dy grante ishin pezulluar përkohësisht deri në një vendim përfundimtar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.