Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq

Publikuar më:

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer patrulla rutinore në Leposaviq në veri të Kosovës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme dhe se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.