Një incident i turpshëm ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku dy vajza janë përfshirë në një rrahje fizike.
Ngjarja ka ndodhur në pjesën më të frekuentuar të qytetit, tek korza e vjetër, një zonë e njohur për qytetarët e Mitrovicës, shkruan Jepi zë
Përveç përplasjes fizike, vajzat kanë përdorur fjalë të rënda dhe banale, duke intensifikuar dhunën verbale gjatë gjithë ngjarjes.
Më e rëndësishmja është se, ndërsa dy vajzat po përlesheshin, shoqëria e tyre nuk ka ndërhyrë për të parandaluar situatën, por përkundrazi, ata janë dëgjuar duke qeshur, duke treguar një papërgjegjshmëri të plotë ndaj asaj që po ndodhte.
Ndryshe kjo nuk është hera e parë që vajzat apo nxënëset rrahen mes vete në Mitrovicë.







