Komandanti i KFOR-it: Çështja e Urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel

Publikuar më:

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit.

Ai ka cituar edhe kolegë të tij nga NATO duke ripërsëritur se kjo çështje duhet të zgjidhet në dialog.

“Çdo vendim për urën është një vendim politik dhe duhet të shikohet nga dy palët. Duhet të diskutohet në dialogun e Brukselit. Natyrisht KFOR-i është aty për siguri. Por çdo kush duhet të përmbahet edhe nga deklarimet që mund të ndikojnë në përshkallëzimit të situatës.” – ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria Kurti kishte proklamuar hapjen e Urës së Ibrit, por që nga një vizitë e Shefit të CIA-së në Kosovë, kjo çështje s’është përmendur nga eksponentët e pushtetit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.