Zyrtari i FSK-së që humbi jetën gjatë punës në ndërtimtari do të varroset sot

Publikuar më:

Zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu i cili humbi jetën tragjikisht duke punuar në ndërtimtari do të varroset sot në orën 15:00.

Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Likoc afër Shtabit të UÇK-së. Kjo u bë e ditur nga vëllai i tij hoxha Osman Musliu, njofton Klankosova.tv.

“Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30.Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!”, ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.