Vdekja e ushtarit të FSK-së në ndërtimtari, Qeveria kritikohet për paga të ulëta e pasiguri në vend të punës

Publikuar më:

Vdekja aksidentale e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) njëherit pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), Liman Musliu ka nxitur reagime të mëdha në vend. Këto reagime erdhen pasi i ndjeri humbi jetën aksidentalisht derisa sa po punonte në një objekt banesor në Prishtinë. Çka dihet?

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tij përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë të ditur se ai ka vdekur derisa po punonte në një objekt banesor.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Rr. Gucia, Prishtinë 09.11.2024-16:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhej në raportin e policisë.

Ndërkaq Zëdhënësi i Prokurorisë së Prishtinës, Skender Govor, ka konfirmuar se viktima ka rënë nga gati i 11-të.

“Dyshohet se një punëtor ka rënë prej katit të 11-të. Prokurori kujdestar dhe ai i Krimeve të Rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, prokurori e ka dhënë urdhrin për autopsi dhe ka urdhëruar që viktima të dërgohet në IML dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet se bashku me zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes”- ka thënë Govori për Kallxo.

Në anën tjetër për vdekjen e tij ka reaguar edhe FSK-ja të cilët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Liman Musliut.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”- thuhet në njoftimin e FSK-së të lëshuar dje, më 10.11.2024.

Ndërkohë për këtë rast ka shkruar edhe gazetarë e politikanë të cilët kanë kritikuar Qeverinë Kurti për pagat e ulëta të ushtarëve, të cilat po detyrojnë ata që të punojnë edhe jashtë orarit të punës.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Qeveria ka dështuar dy hërë për këtë rast.

“Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë. Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar duke thënë se ky rast tregon që ushtarët nuk kanë paga të mira dhe duhet të punosh jashtë orarit të punës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot. Kështu ka njoftuar vëllai i tij hoxha, Osman Musliu, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 15:00 në fshatin Likoc

“Të dashur miq, shokë e dashamir, ju lajmërojmë se varrimi i vllaut tonë, Liman Selman Musliut do të mbahet nesër në ora 15:00 në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së. Nisja e xhenazes do të bëhet prej Xhamisë së Drenasit në ora 14:30. Ju falënderoj përzemërsisht për vizitat, mesazhet e thirrjet e panumërta dhe ju kërkoj falje nëse skemi mundur të ua kthejmë. Zoti ju nderoftë!” – ka shkruar ai në Facebook./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.