Arrestohet hajni i mobishopëve, po bëhej gati për arratisje në Shqipëri

Publikuar më:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё.

Aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llaptop, ipad si dhe njё shumё tё parave.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast.

Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, nё piken kufitare Vermicё.

I njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.