Ushtria e Kosovës me ushtrim fushor `Ujku i Çeliktë”

Publikuar më:

Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 3 nëntor deri më 14 nëntor do të realizojë ushtrimin fushorë “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prandaj bëhet e ditur se do të ketë edhe lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë “Ujku i Çeliktë” ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e zyrës për Informim Publik të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.