Hyrën ilegalisht në territorin e Kosovës, policia ndalon pesë serbë në veri

Publikuar më:

Njësitet policore kanë raportuar për disa raste të kalimit ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një mashkull serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një veturë dhe një kamion me një mashkull dhe dy femra serbe që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në kufij.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.