Qytetari alarmon Policinë se ia vodhën veturën, 3 javë pasi ia gjejnë i kujtohet se harroi vend parkimin

Publikuar më:

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Nën dyshimet se ia vodhën automjetin, një 50-vjeçar në Prishtinë e kishte denoncuar rastin në Polici, në fund të shtatorit – por u zbulua se s’kishte të bënte me vjedhje.

Sinjali mëson se pronari i veturës fillimisht kishte raportuar se nuk e kishte gjetur veturën në rrugën ku e kishte parkuar dhe kërkoi ndihmë nga Policia.

Si rezultat, Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pas 3 javësh, arriti ta lokalizojë vendndodhjen e veturës, me ç’rast u njoftua pronari.

Por, pasi ankuesi e kuptoi që vetura është gjetur, i njëjti ka deklaruar se e kishte harruar vendin ku e ka parkuar dhe s’ka dyshime te askush.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe automjeti i është kthyer pronarit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.