Në Drenicë krijohet edhe një parti e re që po synon të mbledh intelektualë

Publikuar më:

Skenës politike të Drenasit dhe Kosovës iu shtua një parti e re e qendrës me orientim programor liberal – “Bashkimi Demokratik”, me fokus në zhvillimin lokal, barazinë për të gjithë, drejtësinë sociale,

Agjendën e Gjelbër dhe aktivizmin e shtuar qytetar.

Lajmin e ka dhënë asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Arbër Halilaj.

“Krijimi i BD është iniciuar nga një grup intelektualësh që dëshirojmë ta shohim Drenasin më mirë dhe më të përparuar. Unë jam angazhuar nga fillimi në themelimin e këtij subjekti politik, duke përpiluar bashkë me kolegët dokumentet programore bazike dhe çështjet tjera të fillimit të aktiviteteve nismëtare. BD ka shtrirje, përkrahje dhe mundësi të mëdha veprimi, prandaj të gjithë qytetarët politikisht joaktivë ose ata të pakënaqurit me rrjedhat aktuale në Drenas, ftohen të na bashkohen për të kontribuar për një të ardhme më të mirë. Të shtunën, më 12.10.2024 bëhet prezentimi publik i BD në Drenas”, ka thënë Halilaj.

“Bashkimi Demokratik” sipas tij, është një mundësi për sinergji të ideve e përpjekjeve për ndryshim pozitiv dhe zhvillim, siç e thotë edhe motoja e tyre: Drenasi im, bashkohu për ndryshim!

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.