E rëndë: 17-vjeçari aksidentohet me motoçikletë, ndodhet në rrezik për jetën

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, ku për pasojë mbeti i lënduar një motoçiklist.

Vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, gjendja e të cilit është kritike dhe i njëjti ndodhet në rrezik për jetën.

I mituri dyshohet se e shkaktoi aksidentin teksa ishte duke lëvizur pa helmetë motoçikletën – ku goditi një veturë dhe u përplas në një shtyllë e më pas përfundoi jashtë rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, 17-vjeçari u transportua nga Prizreni për në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.