Ushtria e Kosovës blen 2 bisha ushtarake nga Turqia

Publikuar më:

Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda me mortajë Vuran 4×4 e prodhuar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuran 4×4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

Autoblinda Vuran është zhvilluar për t’u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4×4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.

Vuran 4×4 u shndërrua në produkt nga inxhinierët turq të cilët bashkuan dinamikat e përvojës luftarake të Forcave të Armatosura Turke dhe vizionin e industrisë turke të mbrojtjes. Me referencën e Forcave të Armatosura Turke, Vuran 4×4 ka ngjallur një interes edhe jashtë vendit.

Siç raporton AA, BMC ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të Vuran 4×4 në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Në fazën e parë do të prodhohen dhe dorëzohen 2 mjete Vuran 4×4. Prodhimi i mjeteve do të bëhet në partneritet mes BMC dhe ASELSAN.

Në mjet do të vihet në përdorim sistemi i mortajës 120 milimetra Alkar i kompanisë ASELSAN.

Ky sistem i cili cilësohet si “bajoneta e re e ushtarëve turq”, me lëvizshmërinë dhe aftësinë e lartë të mbijetesës mund të kryejë detyra në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.