Komuna e Skenderajt shpenzon 5 mijë e 850 euro për një aparat fotografik

Publikuar më:

Komuna e Skenderajt ka shpenzuar hiq me pak se 5 mijë e 850 euro për blerjen e një aparati fotografik.

Komuna e Skenderajt ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik për blerjen e një aparati fotografik dhe një objektivi për nevojat e zyrës për informim në këtë komunë.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Fadil Nura do të shpenzojë plotë 5 mijë e 850 euro për blerjen e këtij aparati

Për këtë tender kanë ofertuar nëntë kompani, derisa tenderin e ka fituar operatori “që ka ofruar çmimin 5 850 euro.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderi, komuna ka kërkuar që aparati të jetë digjital, i cili shërben për fotografi dhe për video.

“24.2MP Full-Frame CMOS Sensor * 4K60 10-Bit Internal Video, C-Log 3
* External 6K ProRes RAW Recording * Dual Pixel CMOS AF lI – Montimi i lenteve:  RF
Rezolucioni i sensorit: Aktual: 25.6 Megapiksel
Efektive: 24,2 megapiksel (6000 × 4000)
Lloji i sensorit: 35,9 × 23,9 mm (Full Frame) CMOS”, bëhet e ditur në dosjen e tenderit.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate kishte qenë 7 mijë e 500 euro, derisa tenderin e fitoi kompania me çmimin me të ulët. /Gazeta 10

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.