1 vjetori i sulmit në Banjskë – Policia e Kosovës rrit prezencën në veri

Publikuar më:

Tre ditë para se të bëhen 1 vit nga sulmi i 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terrorist serb hynë përmes rrugëve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës, në Manastirin e Banjskës dhe sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, janë shtuar masat e sigurisë nga institucionet e vendit por edhe atyre ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX. Të shtunën deri sa qëndroi ekipi i televizionit, pjesët afër kufirit me Serbinë monitoroheshin edhe nga helikopterët e KFOR-it ndërsa, Policia e Kosovës ka rritur vigjilencën në katër komunat veriore, duke patrulluar edhe në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Lëvizjet e veturave janë të rralla.

Gjithashtu edhe të banorëve të zonës.

Edhe dyert e manastirit ishin të mbyllura në Banjskë të Zveçanit.

Tre ditë para se të bëhen 1 vit nga sulmi i 24-shtatorit nga një grup terrorist serb me në krye Millan Radojiçiqin, qetësia e ka kapluar këtë zonë edhe të shtunën.

Por si ndodhi sulmi nga ky grup paraushtarak serb?

Gjithçka u filmua nga droni i Policisë së Kosovës në momentin që ky grup u vë nën kontroll nga njësitë e ndryshme speciale të Policisë, ndonëse të shtënat nuk ndaleshin edhe nga ky pozicion.

Të maskuar e të armatosur filluan të marrin pozicione edhe nga zonat e tjera përreth këtij manastiri.

E që të mos i zënë në befasi ndonjë përsëritje e një situate të ngjashme si ajo e 24-shtatorit, të gjitha masat janë ndërmarrë nga institucionet e sigurisë.

Në vendin ku edhe u ballafaqua shteti me grupin terrorist, po monitorohet çdo lëvijze.

Edhe patrullimet janë të shpeshta.

Televizioni ka mësuar se Policia e Kosovës me institucionet tjera në koordinim kanë marrë masa të shtohet vigjilenca në katër komunat veriore, pasi që tash e disa kohë informacionet e dhëna edhe nga zyrtarët e shtetit kanë treguar për mundësinë e një ripërsëritje të një sulmi të ngjashëm nga Serbia.

Njohësi i Sigurisë Arben Dashevci tha për televizionin se për këtë arsyeje edhe është rritur vigjilenca.

“Nuk ka mundësi në asnjë mënyrë që të përsëritet Banjska ose kapaciteti i saj, që ka qenë sepse ka ndryshuar çdo gjë në aspektin e sigurisë duke pas parasysh që të tre institucionet e sigurisë, si reaguesi i pari, i dytë dhe i tretë i ka shtuar dhe i kanë konsoliduar trupat e veta për mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në republikën e Kosovës, pa dallim”, Dashevci.

“Bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i mirë, unë nuk kam has në ndonjë problem mes reaguesve, gjithmonë në aspektin e sigurisë/ gjithmonë koordinohemi me partnerët strategjik, ShBA-në dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Tëvë1 sa qëndroi në veriun e vendit, të shtunën pa edhe vëzhgim nga ajri nga pjesëtarët e KFOR-it afër kufirit me Serbinë, ndërkaq nga toka, Policia e Kosovës monitoronte edhe rrugët që të shpien për në Leposaviq e Zubin Potok.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.