Ky është emri i të dyshuarit për vrasjen e Florim Zeqirit në Mitrovicë

Publikuar më:

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri.

I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e vrau me gjashtë plumba viktimën në Mitrovicë, bëhet fjalë për Valdrin Salihu– që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës

Ndërkaq viktima është Florim Zeqiri, një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës dhe gjithashtu u raportua se sot është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.